LajmeRajon

Fotoja e Kurtit në listën e VV-së ndez debat: “Maskaradë bre, ky po kallëzon që është autoritar”

Publikimi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e e 28 dhjetorit, ku shfaqet vetëm fotografia e kryetarit Albin Kurti ndërsa kandidatët e tjerë paraqiten vetëm me numra, ka rihapur debatin e vjetër për rolin qendror të liderit brenda kësaj partie.

Kjo qasje ka rikthyer në vëmendje narrativën e vitit 2018, kur një pjesë e figurave të njohura të atëhershme të Vetëvendosjes u larguan nga partia dhe disa prej tyre u aderuan në Partinë Socialdemokrate (PSD).

Në atë kohë, këta të larguarit kritikonin VV-në për mungesë demokracie të brendshme dhe përqendrim të pushtetit tek një individ, duke ironizuar me parullën.

“Ka babë! S’ka ide!” – si kundërpërgjigje ndaj akuzës se “në Vetëvendosje ka babë”.

Shtatë vjet më vonë, në vitin 2025, vendosja e Albin Kurtit në qendër absolute të fushatës vizuale po shihet nga disa opinionistë si konfirmim i atyre paralajmërimeve të dikurshme.

Opinionisti Azdren Shala vlerësoi se ky orientim ka qenë i pranishëm që nga themelimi i Vetëvendosjes.

Sipas tij, Kurti ka pasur që në fillim ambicien për të qenë lider i përhershëm i partisë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij fillestarë, në emër të kauzës kolektive, i kanë shërbyer pa e kuptuar ndërtimin e këtij kulti.

Që nga origjina e themelimit, Kurti e ka pasur synim të jetë lideri i përhershëm, kulti i partisë. Gjatë rrugës, shumë njerëz naivisht i kanë shërbyer, duke menduar se po i shërbejnë kauzës kolektive, por ai e ka kapitalizuar këtë për kultin e tij personal. Sot kemi një mjegullnajë mes individit dhe grupacionit”, deklaroi Shala.

Ai u shpreh ashpër për këtë listë, që sipas tij e tregon një realitet.

“Maskaradë bre është kjo. Ky po kallzon që është autoritar. Çdo aferë korruptive bohet me aminin e Albin Kurtit”, tha tutje Shala.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e bashkangjitur:

Related Articles

Back to top button
Close
Close