
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e pëlqyer për energjinë e saj që dhuron në skenë. Ajo ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.
E duke pasur kaq shumë paraqitje, sigurisht që të pashmangshme nganjëherë janë edhe incidentet e vogla në skenë.
Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.
Ajo thuajse është gati të rrëzohet po të mos i vihen në ndihmë balerinat që ka në krah, të cilat më pas e largojnë balonin e pranë saj.
Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe së fundmi në rrjetin social Instagram.Top24





