
Plot 8 futbollistë të Euro 2024 në rrugën e baballarëve të tyre. Futbolli është një pasion që trashëgohet, si në rastin e Thomas Strakoshës.
I cili gjithashtu si babai i tij Foto Strakosha, arriti të vishte fanellën e kombëtares shqiptare. Madje në të njëjtin rol, atë të portierit.
73 ndeshje regjistroi Foto mes shtyllave të kombëtares shqiptare, 31 numëron Thomas deri tani.
29-vjeçari i Brentfordit në Premier League, i luajti si titullar tri sfidat e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.
“Gardiani” shqiptar bëri mirë në duelet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Por edhe 7 lojtarë të tjerë, njësoj si baballarët e tyre, kanë arritur të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.
Në listën e veçantë të djemve të artë bëjnë pjesë emra si Federico Chiesa, Marcus Thuram dhe Kasper Schmeichel.
Por edhe Marcel Sabitzer, nënkampion Europe me Dortmundin dhe një nga “shtyllat” e Austrisë frymëzuese të Rangnick.
Nuk mungon Daley Blind, i cili mbylli një sezon ëndrrash me Gironën në La Liga.



