LajmeMaqedoniTopLajm

Forumi Rinor i BDI-së me aksion: Komuna e Tetovës po shet 21 parcela, mbi 56 mijë m² tokë të qytetarëve të Tetovës

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë përmes një aksioni gjatë ditës së sotme kanë protestuar para komunës së Tetovës, duke akuzuar pushtetin lokal se po shet pronën publike individëve të afërt me pushtetin duke shtuar se pushteti lokal po përgatit tjetërsimin më të madh të pronës publike të paparë deri më tani, 21 parcela, mbi 56 mijë m² tokë të qytetarëve të Tetovës, shkruan Top24

Tetova nuk është për shitje❗️
Pas Monopolit dhe parkingut te Tregu i Gjelbër, pushteti lokal po përgatit tjetërsimin më të madh të pronës publike të paparë deri më tani!
👉21 parcela, mbi 56 mijë m² tokë të qytetarëve të Tetovës.
BDI – Dega Tetovë nuk do të heshtë. Çdo parcelë, çdo vendim dhe çdo tentim për grabitje të pronës publike do ta bëjmë publik.
Prona publike është e qytetarëve, jo e pushtetit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close