BotaLajme

Forcat turke neutralizojnë 6 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në Irakun verior, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

Terroristët janë shënjestruar në rajonet Metina dhe Gara nëpërmjet sulmeve ajrore, tha ministria në X.

“Forcat tona të Armatosura heroike turke do të vazhdojnë të shkatërrojnë strehët e terroristëve me këmbëngulje dhe vendosmëri”, shtoi ajo.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit në Irakun verior për të komplotuar sulme terroriste në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close