Kjo pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targat për të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia.
Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin “RKS”.
Sipas vendimit të lëshuar nga MPB-ja, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.