EkonomiLajme

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Salvadorit ta largoj Bitcoinin si mjet pagese

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Salvadorit të ndalojë përdorimin e Bitcoinit si mjet ligjor për pagesa, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.

Salvadori në shtator të 2021-së u bë shteti i parë në botë që pranoi kriptovalutat, duke i lejuar qytetarët që ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan.

FMN i bëri thirrje më parë Qeverisë së presidentit Nayib Bukele që të rishqyrtonte masën.

Sipas një deklarate, “autoriteteve të Salvadorit iu kërkua ta heqin statusin ligjor të Bitcoin”.

Zyrtarët theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin financiar, integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe me emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoini.

Bitcoin sot po tregtohet me 37,800 dollarë, me një rënie prej rreth 10 për qind brenda një jave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close