LajmeMaqedoniTopLajm

Dr Florin Besimi: Lagja Teteks, i thotë po të fuqishme Kryeministrit të parë shqiptar

Kandidati i BDI-së, nga Zona e 6-të zgjedhore, dr. Fatmir Besimi, ditën e fushatës elektorale e ka filluar nga lagja “Teteks”, ku shfaqi respektin dhe falënderimin për qytetarët e pranishëm të cilët me vëmendje, përcollën pikat e platformës elektorale të BDI-së, nga humanisti e mjeku i shquar i Tetovës.

Dr. Florin Besimi ka theksuar se shqiptarët e bashkuar, mund të bëjnë vepra të mëdha, Kryeministri i parë shqiptar është sfida e parë. Kështu, ka theksuar dr. Besimi, ne dëshmojmë edhe pjekurinë tonë, edhe përkushtimin për çështjet me vlerë për neve, sepse, askush më mirë se ne nuk e paraqet çështjen tonë.

Ne kemi nevojë për arsim e shëndetësi më të mirë, për rrugë e për vende të reja pune, andaj, po të jemi të bashkuar, këto çështje gjejnë zgjidhje, me votën demokratike, sepse, ne meritojmë më mirë, meritojmë më shumë, sepse, ne jemi në shtëpitë tona, në të drejtat tona, të zgjedhim dhe të jemi të zgjedhur, andaj vota, duhet të jetë për shqiptarët, për BDI-në, për numrin 9, ka theksuar mes tjerash kandidati i BDI-së, në lagjen “Teteks”, dr. Florin Besimi.
Ai ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë, të votojë diaspora, të votojnë të gjithë, për vete, për shqiptarët, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close