
Një mangësi e rëndë në procesin e votimit të 9 shkurtit, është hasur gjatë numërimit të votave të mërgatës të dërguara me postë.
Pamjet e kapura në kamerat e sigurisë me datën 2 mars 2025, tregojnë qartë se është gjetur një fletëvotim i zgjedhjeve të vitit 2017, transmeton klankosova.tv.
Kjo meqë Lidhja Demokratike e Kosovës duket e renditur me numrin 16 në atë fletëvotim e me numrin 12 shihet Partia Demokratike e Kosovës me disa partnerë koalicioni, detaje që nuk kanë vend në këtë proces zgjedhor.
Incidenti i publikuar fillimisht nga Nacionale, nxjerr në pah një shkarje të tillë në procesin e numërimit dhe mund të ketë ndikuar në transparencën e zgjedhjeve.
Fletëvotimi i cili figuron në pamje, është i ngjashëm me këtë si vijon nga Zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të vitit 2017:





