LajmeRajon

Flet Mavriqi pasi xhiroi aeroplanin Antonov: Gjigant, nuk ngopesh t’u e pa! (VIDEO)

Fotografi Arian Mavriqi ka komentuar për Klanin pamjet  e avionit gjigant Antonov an-124 të cilat i ka shkrepur dy ditë më parë.

Ai ka rrëfyer se si erdhi puna deri te sigurimi i atyre imazheve, dhe bëri një krahasim me avionët normalë.

“Aty është hapur Ligatina e Hencit, ngjit me aeroportin, edhe ne fotografët e jetës së egër e kemi atë zonë që e vizitojmë shpesh për shkak të ekskluzivitetit.

“E marrim informacionin ne flight radar se avioni në fjalë është shpesh shumë shpejt edhe e kemi pritur atë moment që ta fotografojmë edhe të japim informacione për aq sa dimë ne”.

“Duke e ditë se ne fotografojmë shpesh avionë, e shfrytëzojmë rastin, se kaniher kur nuk ka zogj, atëherë, fotografojmë avionë. Dhe pjesë e arkivit tonë janë edhe avionët”.

“Vërtet është gjigant, është një avion që nuk ngopesh me e pa cdo ditë, fillimisht nga numri i rrotave, madhësia që e ka, edhe thjesht e vëren sepse duke e pa që jemi mësu me avion të tjerë, ky është vërtet një gjigant”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close