LajmeShowbiz

Fjolla Morina u arratis para syve të policisë, lëvizja e fundit e saj në Kukës

Vetëm 14 ditë para se të arratisej nga shtëpia ku ishte vënë në masën “arrest shtëpie”, Fjolla Morina ka bërë ‘lëvizjen e fundit’.

Në një postim në Instagram, Morina ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me fustan të kuq velvet.

Me poza sensuale, këngëtarja kapërshëndetur për herë të fundit para arratisë ndjekësit e saj.

“Jeta është e kuqe,”– shkruan ajo krah fotove.

Për momentin Morina është në arrati. Policia e Kukësit shkoi sot në shtëpinë që Morina ka marrë me qira, ku do të qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’, por nuk e ka gjetur aty.

Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close