LajmeMaqedoniTopLajm

Fituesi të drejton degën porositin votuesit e BDI-së Tearcë, ata që janë me vite në funksione të pushojnë pak

Pas publikimit të lajmit nga ana e portalit Top24, rreth degës së Tearcës, se strukturat e BDI-së janë kundër kandidaturës së Nuhi Nezirit, të shumta kanë qenë reagimet dhe porositë nga votuesit e BDI-së, banorë të komunës së Tearcës, shkruan Top24.

Mes shumë porosive ata kërkojnë nga kreu i BDI-së, Ahmeti që ministrave dhe drejtorëve të ua ndal ndikimin mbi strukturat e degës me qëllim që më i miri të zgjidhet, në këtë rast ai që fitoi dhe unifikoi këtë komunë për herë të parë.TOP24

Sipas tyre më meritori për të drejtuar këtë degë është Nuhiu, sepse sipas tyre për herë të parë me Nuhi Nezirin kjo parti ishte me një diferencë për më shumë se 1mi vota në epërsi në krahasim me kundërkandidatët. Ju kujtojmë se në gjitha ciklet tjera zgjedhore BDI ka pasur diferencë të ngushtë votash në raport me partitë tjera opozitare.

Stafi ka ndarë një nga porositë për ta ndarë me ju:

“Ej ju portale a nuk e shihni se Nuhia e ka ngrejt BDI-në në Tearcë, për herë të parë be Nuhia ka fitu me mbi 1mi vota diferencë ene ju sot bëjni potere kundër Nuhis bashkë me ato që 20 vjet jan npushtet, vllazën, motra, gra, kushrëj akraba… Si media kallxojni kënd e ka fajt npunë tfamiles Nuhia unë dë dal kundër publikisht. Mapa cato xhi jan nfuncione është majr pak tpushojn se dë i mbajte zullumi, si tu duhem ki është nr.xxxxxxxxxx mthajrni kur tdojni se ne publikisht foli se 20 vjet jam BDI këmën se lëvizi.Haj tung?!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close