LajmeSport

Firmos Suarez, vendoset e ardhmja e sulmuesit

Luis Suarez do të vazhdojë të luajë me fanellën e Inter Miami, pasi ka firmosur një kontratë të re me amerikanët.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm. Marrëveshja e re parashikon që kontrata e sulmuesit uruguaian të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026 të MLS.

Në këtë mënyrë, hidhen poshtë zërat për një rikthim të mundshëm të Suarez në Uruguai, te Nacional. Në moshën 38-vjeçare, ai do të luajë edhe një sezon tjetër përkrah Lionel Messit.

Suarez është pjesë e Inter Miami që nga janari i vitit 2024. Me klubin amerikan ai ka regjistruar 87 paraqitje, duke shënuar 42 gola dhe dhënë 29 asistime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close