LajmeMaqedoniTopLajm

Fillon zbatimi i projektit: “Zero qen endacak në Çair”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu  po jep shembullin e vërtetë se si në Maqedoninë e Veriut në mënyre efikase mund të zgjidhet problematika me qentë endacakë.

“Në Çair tanimë ka filluar aksioni për grumbullimin e qenve endacakë, aktivitetet të cilin e paralajmëroi edhe vet kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu para dy ditëve, me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit me Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve “Happy Shelter”. Aksioni i grumbullimit të qenve endacakë po bëhet gjithandej territorit të Çairit nga po vijnë lajmërimet për prezencë të tyre. Një shembull është edhe me qytetarët e Fushë Topanës, të cilët raportuan për praninë e qenve endacak dhe ekipi mobil i ‘Happy Shelter’ menjëherë reagoi duke marrë qentë nga rruga dhe duke ju ofruar trajtim adekuat”, kumtpon Komuna e Çairit.

Në qendrën “Happy Shelter”, thuhet në kumtesë, qentë e grumbulluar nga rruga do të trajtohen në bazë të ligjit deri në adoptim.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe qendrën Happy Shelter që po na ndihmon të zgjidhim këtë çështje në mënyrë të denjë”, ka deklaruar me këtë rast Ganiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close