
Me pak minuta vonesë filloi seanca konstituive e këshillit komunal të Tetovës, ku pritet të formohen komisionet punuese dhe të zgjidhet kryetari i ri i këshillit komunal, shkruan Top24
Sipas burimeve të Top24, Besar Durmishi pritet të mer sërish besimin duke formuar kështu shumicën në këshillin komunal së bashku me VMRO-DPMNE-në.
Në zgjedhjet e fundit të 20 gushtit, Lëvizja Besa ariti të siguroj 12 mandate, BDI 11 mandate, VMRO-DPMNE 4 mandate, LSDM 2 mandate, PDSH 1 mandat dhe Alternativa 1 mandat.Top24.



