BotaLajme

Fillon gjyqi historik ndaj Trump-it

Donald Trump është në gjykatë dhe gjyqi i tij i shumëpritur për paratë e heshtura po zhvillohet tani në Nju Jork.

Kjo shënon herën e parë që një president i SHBA – ish apo aktual – përballet me një gjyq penal.

Gjyqi pritet të zgjasë të paktën gjashtë javë – me një ose dy të parat kushtuar detyrës së ndërlikuar të zgjedhjes së një jurie.

Trump akuzohet se u përpoq të mbulonte një pagesë prej 130 mijë dollarësh për yllin porno Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të vitit 2016 – të cilat ai i fitoi.

Daniels pretendon se ajo dhe Trump kanë pasur marrëdhënie seksuale në vitin 2006, dhe më pas ajo është paguar nga avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen për të heshtur për këtë.

Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit të tij duke thënë se paratë e rimbursimit që ai i dha Cohen ishin për tarifat ligjore.

Ai përballet me 34 akuza për mashtrim, por mohon çdo shkelje ligjore – dhe gjithashtu mohon të ketë një lidhje me Daniels.

Dënimi maksimal nëse Trump shpallet fajtor është katër vjet pas hekurave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close