LajmeMaqedoniTopLajm

Fillojnë punimet për rregullimin e shëtirores së shtratit të lumit Shkumbin në Tetovë

Rregullimi i shëtitores të shtratit të lumit “Shkumbin”✅

Filluan punimet për rregullimin e shëtirores në të dyja anët e shtratit të lumit Shkumbin në Tetovë, duke filluar prej te ura e bulevardit Industrial e deri tek Mulliri në Çarshi të Epërme, në gjatësi të përgjithshme prej 1.6 km.

Ky projekt përfshin rregullimin e shtigjeve për këmbësorë, vendosjen e pajisjeve urbane (ulëseve dhe shportave për mbeturina), 5 kënde të lojërave për fëmijë, rregullimi i parqeve dhe gjelbërimit, si dhe vendosja e ndriçimit publik.

Projekti është në vlerë prej 23 milion denarë, dhe është i financuar nga programi qeveritar i TAV.

Me këtë qytetarët e Tetovës do të fitojnë një zonë të rregulluar rekreative brenda qytetit, që Tetovës i kishte munguar prej vitesh. ?

#EdheMëShumëPërTetovënTonë ?

– Teuta Arifi shkroi në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close