
Pakë ditë pas mbajtjes së kongresit së Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës, kanë filluar dorëheqjet nga ky subjekt. Gjatë ditës së djeshme dorëheqje ka dhënë kryetari i degës së kësaj partie në Zhelinë, Denis Aliti, shkruan Top24
“Të nderuar aktivist dhe kryesi të Lidhjes Shqiptare, ju informoj se nga ky moment jap dorëheqje nga çdo aktivitet i imi në strukturat e Lidhjes Shqiptare, ju falemenderit për përkrahjen dhe mundësin, ju dëshiroj suksese në rugëtimin tuaj politik.
Denis Aliti.”




