KulturëLajme

Filloi eidcioni i 60-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska e hapi mbrëmë edicionin e 60 -të jubilar të ngjarjes ndërkombëtare të poezisë Mbrëmjet strugane të poezisë me akrostikën “T’ga za jug”. Duke iu referuar termave karakteristikë të Strugës, fjalimin ia kushtoi poetëve, duke u uruar atyre shumë vargje dhe vite të tjera të suksesshme në Mbrëmjet strugane të poezisë.

Ngjarja, ku morën pjesë Bllazhe Koneski, Desanka Maksimoviq, Voznesenski, Oden, Dizdar, Ginsberg, Gilvik, Padron, Hjuz dhe shumë të tjerë, siç tha Stefoska, lanë fjalët dhe faqet e tyre të zbrazëta për më shumë poetë.

Në edicionin jubilar, i cili mbahet sipas protokolleve të veçanta për shkak të pandemisë së Kovid – 19, marrin pjesë rreth 30 poetë nga Austria, Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Estonia, India, Italia, Lituania, Kosova, Mongolia, Palestina, SHBA, Sllovenia, Serbia, Hungaria, Franca, Kroacia, Mali i Zi, Zvicra. Disa prej tyre, përfshirë fituesen e Kurorës së Artë, poeten britanike Kerol En Dafi, kishin lexime video.

Laureatja e këtij viti në videon e saj në hapjen e Festivalit shprehu kënaqësinë që ajo është fituese e Kurorës së Artë dhe iu bashkua emrave të lartë poetikë, nga të cilët ka leuari poezi.

Duke iu referuar fillimeve dhe dashurisë së saj për poezinë, të cilat, siç theksoi ajo, u imponuan nga nëna e saj, e cila vazhdimisht I lexonte poezitë e saj, këngët për fëmijë thanë se ajo e shikon poezinë në shumë mënyra të ndryshme.

Edicioni jubilar i festivalit do të mbahet nën moton “Dëshmi të lartësuar, vargje sublime”, e cila sipas IK “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, thekson rëndësinë e Parkut të Poezisë dhe simbolikën e mbjelljes së pemëve nga laureatët çdo vit, si një akt që feston rritjen e festivalit.

Pjesa më e madhe e leximeve të poezisë dhe portreteve të festivalit do të mbahen në tarracën verore në hotelin “Drim” dhe në skenën verore në Qendrën për kulturë, dhe është paralajmërua prania e rreth 30 poetëve nga vendi dhe bota.

Manifestimi përfundon të dielën me leximin e poezisë ndërkombëtare “Urat” dhe prezantimin e çmimeve, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”, në tarracën verore të hotelit “Drim”

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close