LajmeMaqedoniTopLajm

FILIPÇE: SITUATË KRITIKE NËPËR SPITALE

“AKTUALISHT NUK KA NEVOJË PËR MASA SHTESË, POR NUK PËRJASHTOHET SI MUNDËSI”

Sistemi shëndetësor tashmë disa ditë me rradhë është nën presion të madh. Situata është vërtetë kritike. Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, i cili thotë se pavarësisht kësaj situate, aktualisht nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë. Pret që masat aktuale të japin rezultate në javët në vazhdim, por nuk përjashton mundësinë për masa të reja si mbyllje të tërësishme të disa operatorëve ekonomik apo kufizim të lëvizjes, nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË RMV

“Sot në mbledhjen e Komisionit do të diskutohen masat e mundshme shtesë, çdo vend i rekomandon masat mbi baza të situatës momentale epidemiologjike. Ajo që eventualisht do të mund të propozohej është mbyllja e tërësishme e disa operatorëve ekonomik që funksionojnë për momentin dhe kufizim të lëvizjes ose në orët e pasdites apo darkës gjatë një 24 orëshi, ose gjatë vikendit. Por e përsëris vlerësojmë se një gjë e tillë momentalisht nuk duhet të rekomandohet. Gjithësesi e ndjekim situatën epidemiologjike dhe do të sjellim propozime të tilla nëse duhet”

Ministri Filipçe nuk përjashtoi mundësinë që numri i rasteve aktive të mos jetë i saktë, duke marrë parasysh faktin që për shkak të sistemit të rënduar dhe procedurave administrative, pacientë të caktuar të kenë kaluar 14- ditëshin, ndërkohë që vazhdojnë të figurojnë si raste aktive.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË RMV

“Gjithmonë ka një numër të caktuar të pacientëve që presin ndonjë procedurë administrative, duke pasur parasysh presionin e madh, ja edhe publikimi i rezultateve shumë vonë, flet për këtë. Ajo që më së shumti e shohim dhe jemi të fokusuar, janë kapacitetet spitalore, pasiqë është çështje kritike. Është e mundur të kemi raste ku pritet për kohë më të gjatë, por ne jemi të fokusuar tek kapacitetet spitalore, shtretër dhe kuadro.”

Filipçe theksoi më tej se nuk ka rrezik të importimit të virusit nga vendet fqinje dhe se thuajse në të gjitha vendet virusi transmetohet lokalisht. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close