LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Përqindja e personave të sëmurë nga Kovid -19 të cilët janë të rivaksinuar është e vogël

Filipçe: Përqindja e personave të sëmurë nga Kovid -19 të cilët janë të rivaksinuar është e vogël

Shkup, 27 korrik 2021 (MIA) – Përqindja e personave të sëmurë të cilët janë rivaksinuar është me të vërtetë shumë e vogël, rreth 0,02 për qind. Nga gjithsej 330 mijë të rivaksinuar, 92 pacientë janë të sëmurë nga Kovid-19. Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa ka efekt vaksina, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi është mënyra e vetme që të ndryshojë pasqyra e pandemisë.

Ministri sot theksoi se në përgjithësi mirë po realizohet procesi gjithëpërfshirës i vaksinimit. Sot pritet të tejkalohet numri prej 500 mijë të vaksinuarve, me të paktën njërën dozë, ndërsa mbi 330 mijë tashmë janë rivaksinuar.

“Domethënë periudhën e ardhshme presim që deri në fund të gushtit të gjithë 500 mijë të cilët janë vaksinuar me njërën dozë të rivaksinohen”, deklaroi sot Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes në Klinikën e Ortopedisë.

Sa i përket vaksinimit në teren, Filipçe theksoi se po realizohet mirë, duke theksuar se rreth 200 mijë persona janë vaksinuar që nga fillimi e deri më tani. Siç shtoi, numri mesatar i vaksinave me dozën e parë periudhën e kaluar në një ditë është ndërmjet 3 dhe 5 mijë, diku rreth 30 mijë gjatë dy javëve të kaluara.

“Në këtë kuptim, tashmë në muajin gusht, në bazë të kuadrit që është në shtëpitë e shëndetit do të vazhdojë të vaksinohet vetëm në pikat e vaksinimi, në kuadër të shtëpive të shëndetit, mbetet të funksionojë salla në Tetovë dhe Strumicë, procesi tjetër gjithëpërfshirës do të realizohet në pikat e shtëpive të shëndetit dhe vaksinimit në teren, i cili vazhdon sipas sistemit të rotacionit”, tha Filipçe.

Ai theksoi se në gusht do të vazhdojnë me fushatë intensive dhe me vaksinimin në teren, por edhe pas thirrje në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të vaksinohen të punësuarit në shkolla dhe kopshte të fëmijëve, sepse, siç tha, ata janë sektorët më kritikë dhe më të rëndësishëm që të mund të punojnë normal kopshtet e fëmijëve dhe shkollat nga muaji shtator.

Në pjesën lindore të shtetit, Filipçe tha se ekziston përfshirje e vogël e vaksinimit, ndërsa afërsisht është e lartë në Ohër dhe Manastir. Siç tha, rreth 60 për qind e popullatës së përgjithshme në shtet të moshës mbi 65 vjet, tashmë është vaksinuar. Janë vaksinuar rreth 630 fëmijë nën 18 vjet prej kur filloi thirrja për vaksinim.

“Fushata fuqishëm do të intensifikohet veçanërisht pas 14 gushtit, përmes Ministrisë sonë të Shëndetësisë, përmes Delegacionit të BE-së, përmes Qeverisë dhe përmes UNICEF-it, me qëllim që të ngritët përfshirja e vaksinimit. Njerëzit të cilët janë në teren në vendet rurale dhe mjekët dhe infermieret qartë i shënojnë vendet ku po realizohet ai vaksinim. Qartë njoftohen banorët e atyre vendeve ku realizohet”, tha ministri Filipçe.

Ai theksoi edhe se mirë menaxhohet procesi gjithëpërfshirës në pikat e shtëpive të shëndetit.

Filipçe sqaroi se pret parregullsi ose rrëmuje të madhe në sistemin për rivaksinim. Theksoi se janë të gatshëm që të intervenojnë, por për momentin konsideron se mjafton vaksinimi të zbatohet në shtëpitë e shëndetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close