Shumë herë deri më tani në laboratorët tanë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, janë konstatuar mutacione të vogla të virusit. Mutacioni në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, por ai nuk ka asnjë rol në drejtim të efikasitetit të vaksinës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai shpjegoi se sipas disa spekulimeve, mutacioni në disa pjesë të strukturës së virusit rrit transmetimin e virusit, sepse ai lidhet më fort me qelizën amë.
Megjithatë, sipas njohurive të tij, ajo nuk ka asnjë rol aspak në lidhje me efikasitetin e vaksinës.
“Ndoshta ka hulumtime shtesë që bëhen, fakti që ka mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, ka spekulime që mund të rrisë transmetimin dhe në aspektin e lidhjes më fort me qelizën amë sepse pikërisht në atë pjesë ndodh mutacioni”, shtoi Filipçe. MIA