LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe ka kërkuar inspektim në “8 Shtatori”, pas informacioneve se në këtë spital nuk pranohen të moshuarit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ka kërkuar nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore për të kryer një inspektim në spitalin “8 Shtatori”, lidhur me trajtimin e një pacienti të infektuar me Covid-19.

“Këtë mëngjes, unë i kërkova Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore që të kryente inspektim të jashtëzakonshëm për të përcaktuar moshën e pacientëve të shtruar në spitalin “8 Shtatori”, pasi në rrjetet sociale dhe në media u shfaqën informacione se një pacient që supozohej të shtrohej në spital në qendrën covid është refuzuar të pranohet për shkak të moshës së tij”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin “8 Shtatori” nga 107 pacientë të shtruar, 38 janë të moshës nga 68 deri 88 vjeç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close