LajmeMaqedoni

Feti Abazi fillon standardizimin e rrugëve sipas modeleve europiane

Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi ka vazhduar me standardizimin e rrugëve në komunën e Bogovinës duke ndjekur një model europian në investim dhe sinjalizim. Gjatë ditës së djeshme në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe drejtorit të Qendrës për Zhvillim të Barabartë të Rajonit të Pollogut, sot u bë mbikqyrja e realizimit të projektit për ndërtimin e rrugës në Kallnik, shkruan Top24

“Të gjithë bashkarisht konstatuam se realizimi i këtij projekti është bërë me standarde të larta dhe i plotëson të gjitha pritshmërite e partnerëve në projekt.
Publikisht dua të shpreh mirënjohen tonë për kompaninë që implementoi projektin “Besa-shop” një kompani lokale e cila përveç profesionalizmit në punë, gjithmonë është shprehur e gatshme të kontribuojë më shumë për të mirën e përbashkët, sikur edhe shumë kompani të tjera që kanë shprehur gatishmëri bashkëpunimi me të cilat ne si komunë duhet të mburemi dhe të shpeshtojmë bashkëpunimin.
Gjithashtu falemendoreoj banorët e Kallnikut që kanë treguar interes dhe janë involvuar personalisht edhe me punë konkrete!
Ta gëzojnë banorët!” ka shkruar kryetari i komunës së Bogovinës, Abazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close