
Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi përmes një postimi ka ndarë pamje të maqinerisë së komunës së Bogovinës e cila nga mëngjesi i sotëm kanë dalë në teren për të pastruar rrugët e fshatrave në komunën e Bogovinës ku përparësi u është dhënë fshatrave të malësisë për të siguruar qarkullim sa më të sigurt, ndërsa më pas puna do të vazhdojë në rrugët e fshatrave fushore, shkruan Top24
Si pasojë e reshjeve të borës, ekipet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve kanë qenë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit. Prioritet u është dhënë rrugëve malore, për të siguruar qarkullim sa më të sigurt, ndërsa më pas puna do të vazhdojë në rrugët e fshatrave fushore.
Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Megjithëse bora sjell sfida në qarkullim, ajo njëkohësisht na dhuron pamje të bukura dhe një atmosferë të veçantë dimërore, duke zbukuruar natyrën dhe vendbanimet tona. 



