
Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi në një takim me komandantin e zjarrfikësve Avni Ameti, ka njoftuar se ditën e sotme, komuna e udhëhequr nga ai, ka pranuar donacion të uniformave dhe pajisjeve profesionale, nga Njësiti i Zjarrfikësve – Tetovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare.
“Ashtu siç paralamëruam, sot kemi pranuar një donacion të vyeshëm për zjarrfikësit tanë.
Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së zjarrfikësve është kruciale andaj edhe investimi në ekuipimin profesional të tyre me mbathje të specializuara dhe paisje të nevojshme është shumë e rendësishme. Kjo gjithashtu do të ndikojë edhe në ritjen e cilësisë në kryerjen me sukses të misioneve fisnike të ekipit tonë të zjarrëfikësve.
Andaj sot, nga njësia territoriale e zjerrëfikësve – Tetovë, në krye me komandant Avni Ameti, kemi pranuar uniforma dhe paisje profesionale për djemt nga njësiti jonë i zjarrfikësve. Për këtë kontribut i jemi mirënjohës komandatit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë donacion.
Investimet tona dhe bashkëpunimi për të ritur kapacitetet e njësitit tonë nuk do të ndalen këtu, komuna në vazhdimësi do të investojë në rritjen e kapacieteteve të mbrojtes nga zjarrjet dhe fatkeqësive të tjera”, ka shkruar Feti Abazi.



