
Katër persona, mes tyre edhe dy të mitur, janë arrestuar në fshatin Gradec të Gostivarit nën dyshimin për vjedhje të prodhimeve bujqësore.
Sipas policisë, më 2 gusht rreth orës 14:30, zyrtarët e Stacionit Policor Gallatë kanë privuar nga liria H.B. (44), I.Xh. (20) dhe dy të mitur, të gjithë nga Gradeci.
Rasti lidhet me një vjedhje të raportuar një ditë më parë.



