BotaLajme

Festa e Pranverës kremtohet përmes veprimtarish të shumta

Rreth 400 të ftuar, duke përfshirë përfaqësues nga sfera politike, diplomatike, artistike kino-gjermane, përfaqësues të institucioneve, kompanive, studentë kinezë dhe banorë vendas, u mblodhën në Mynih të Gjermanisë për të kremtuar së bashku Vitin e Ri Kinez, në një aktivitet promovues të Galasë së Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Gjatë aktivitetit u transmetuan dy videoklipe për të promovuar Galanë e Festës së Pranverës dhe një seri dokumentarësh për trashëgiminë kulturore jomateriale të Kinës, duke i prezantuar të ftuarit me bukuritë unike dhe mahnitëse të kulturës kineze.

Në këtë event, artistë nga provinca Sichuan e Kinës Jugperëndimore, dhanë një shfaqje me numra të ndryshëm artistikë, si këngë, valle, akrobaci, muzikë folklorike dhe mjeshtëri të trashëgimisë kulturore jomateriale, duke paraqitur elementët e larmishëm kulturorë të kombësive Han, Qiang, Yi, asaj tibetiane, si edhe grupeve të tjera etnike. Shfaqja e operas Sichuan, “ndërrimi i fytyrave”, ku artistët ndryshuan maska të shumta me një shpejtësi të pakapshme, mori duartrokitje të ngrohta, duke ndezur atmosferën festive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close