BotaLajmeRajon

Feride Rushiti nominohet për çmimin Nobel për paqe! Rushiti: Nominimi është vlerësim për Kosovën

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025.

Kishte një takim të rastësishëm me të para dy vitesh kur deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson po vizitonte Kosovën.

Gjatë takimit një orësh Feride Rushiti ndër të tjera e ka informuar atë për punën që bënë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Por anjëherë nuk e kishte menduar që pas dy vitesh I njëjti do ta nominonte atë dhe qendrën për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Në letrën dërguar Komitetit të Institutit norvegjez të Nobelit, Jacobson ka thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimit të plagëve të luftës të komuniteteve”.

Në një konferencë për media Rushiti tha se është e nderuar dhe shprehu mirënjohje për këtë nominim.

Feride Rushiti ka themeluar dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në vitin 1999 duke u ofruar trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës, dhunës seksuale dhe mizorive të tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shpreson në ndihmën e institucioneve për lobim.

QKRM-ja, ka ofruar ndihmë kritike mjekësore, psikologjike dhe mbështetje ligjore për mijëra të mbijetuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close