
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka shpalosur planin e tij për higjienë, për një Çair më të pastër, njofton Top24
Ai premtoi që nga dita e parë e mandatit të tij do të themelojë Ndërmarrje të veçantë për Çairin, me 120 të punësuar.
Tash si mjek ju them. 30% rritet incidenca e astmës, bronhitit kronik, te të rriturit – infarkti, sulmi në zemër dhe tru, kanceri në mushkëri, për shkak të pluhurit dhe mbeturinave. Një fëmijë merr nga 20 deri në 30 herë frymë në minutë, këto janë 20 deri në 30 herë doza në minutë që fëmijët tanë i marrin si helm dhe të cilat dëmtojnë shëndetin e tyre dhe prandaj ky është një alarm i madh që kërkon mobilizim të tërësishëm të shoqërisë. Një komunë e papastër është një pasqyrë që nuk respekton qytetarët e vet. Prandaj, sot dal me premtimin se që nga dita e parë bëjmë Ndërmarrje të veçantë për pastrimin e komunës në Çair duke punësuar 120 higjienistë të uniformuar, në bazë të një plani të definuar ditor, ku Çairi do të ndahet në rajone dhe njerëzit kur të dalin nga shtëpitë në mëngjes, të parët që do t’i shohin, do t’i shohin pikërisht ata punëtorë komunalë”, tha Osmani.



