BotaTopLajm

Fauci:nuk është mirë që masat të lirohen herët

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se lehtësimi i hershëm i kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të shkaktojë një tjetër rritje të numrit të të infektuarve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rënia po “fillon të rritet”, tha Anthony Fauci në një program televiziv në CBS, duke shtuar se po ndodh “në një nivel shumë të lartë, kulmi në një nivel prej 60 deri në 70 mijë raste të reja në ditë nuk është një nivel i pranueshëm”.

Vërejtjet e Fauci-t erdhën teksa shtetet e Teksasit dhe Misisipit hoqën obligimin për mbajtjen e maskës dhe kufizimin e kapacitetit të biznesit këtë javë.

“Pra, mesazhin që po e themi është se ne duam të kthehemi me kujdes dhe ngadalë kur bëhet fjalë për metodat për lehtësimin e kufizimeve. Por mos i aktivizoni dhe çaktivizoni masat sepse me të vërtetë do të ishte e rrezikshme të kemi përsëri një rritje tjetër, e cila ne nuk duam të ndodhim sepse jemi në një nivel mjaft të lartë”, tha këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Joe Biden.

“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Thjesht duhet të qëndrojmë kështu pak më gjatë”, vazhdoi ai.

Eksperti tha dëshiron të sigurohet që njerëzit ta kuptojnë se “kjo nuk do të jetë e pacaktuar”.

“Ne duhet të tërhiqemi gradualisht pasi vaksinojmë më shumë njerëz”, tha Fauci, duke shtuar se vaksinimet do të rriten në mënyrë dramatike deri në prill dhe maj.

Ai tha se në fund të majit, SHBA do të ketë mjaft vaksina për të vaksinuar të gjithë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 90,4 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin.

SHBA, vendi më i goditur nga pandemia, ka regjistruar pothuajse 29 milionë raste dhe më shumë se 525 mijë viktima, thonë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Related Articles

Back to top button
Close
Close