BotaLajmeTopLajm

Fauci nuk mbështet miratimin e hershëm të vaksinës kundër Covid-19

Epidemiologu i përgjithshëm amerikan, Anthony Fauci, deklaroi se është kundër miratimit të hershëm të vaksinës kundër koronavirusit dhe theksoi se vaksina nuk guxon të lejohet derisa nuk dëshmohet se është e sigurt dhe efikase.

Fauci këtë e tha pasi dy burime për CNN deklaruan se Shtëpia e Bardhë e shqyrton mundësinë për lejim të hershëm për përdorim urgjent të vaksinës, para se të përfundojnë testimet e fundit.

Në ndërkohë, Mikael Kaputo nga Ministria e Shëndetësisë mohoi se SHBA-ja për arsye politike investon përpjekje të madhe për përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës.

“Një punë që nuk dëshironi të ndodh është që ajo vaksinë të lejohet para se të dini sa është efikase”, ka thënë Fauci për mediumet britanike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close