
Faton Selami avokati i posazgjedhur i popullit nga ana e parlamentit përmes një postimi i është drejtuar opinionit për besimin e marrë duke premtuar të ushtroj këtë detyrë me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim të plotë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet!, shkruan Selami përcjellë Top24
Të nderuar,
Me rastin e zgjedhjes sime për Avokat të Popullit nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh falënderimet e mia për besimin e dhënë përmes kësaj zgjedhjeje.
Detyrën do ta ushtroj me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim të plotë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet!
Me respekt,
Mr. Faton Selami



