LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ameti zyrtarizon kandidaturën për kryetarë dege të BDI-së në Tetovë

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetsorë të RMV, Faton Ameti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetarë dege të Bashkimit Demokratil për Integrim, shkruan Top24.
Lajmin për kandidaturën e Ametit e ka konfirmuar vet Ameti përmes një postimi në profilin e tij në FB.
“Të gjitha të arriturat për shqiptarët e Maqedonisë, janë si rezultat i kontributit të gjeneratave që i bashkërenduan aktivitetet si në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2002 me themelimin e subjektit tonë, subjekt ky i cili në 20 vitet e fundit u bë gardian i interesave shqiptare në shtetin tonë. Prandaj, me vullnetin më të madh për të kontribuar edhe më shumë në këto vlera, dua të Ju njoftoj për kandidimin tim për Kryetar të Degës së BDI-së në Tetovë.” shkruan Ameti përcjellë Top24.
Ndryshe Ameti pritet të ketë për kundërkandidat sekretarin shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Azirin.
Kryetari i ri i degës së BDI-së në Tetovë vjen si pasardhës i Florin Besimit, kryetari i cili udhëhoqi këtë degë për disa vite në mënyrën ma të denjë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close