
Faton Ahmeti ka dalë me kritika pas reagimit të VLEN-it, njofton Top24.
Ai thotë se ky koalicion nuk përfaqëson shqiptarët.
“Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e tyre në qeveri.
VREDI nuk përfaqëson shqiptarët – ai është vetëm një vegël e pushtetit që i nëpërkëmb ata.
Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore.
Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër – vetëm shërbim ndaj padronëve.
BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë – që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale”, tha Ahmeti.



