LajmeMaqedoniTopLajm

Arben Halili: Qeveria po diskriminon kompanitë shqiptare me vulë shtetërore

Arben Halili nga ASh-ja ka dalë me kritika ndaj Qeverisë për haumarrjen nga Hungaria.

Halili thotë se asnjë qytetar nuk e ka idenë se ku shkuan këto para, edhe pse ishin paraparë për projekte të qytetarëve.

“U premtua përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillim rajonal dhe barazi në shpërndarjen e mjeteve, sot, një vit më vonë, qytetarët po e shohin të vërtetën e hidhur. Asnjë transparencë, zero llogaridhënie dhe përfitime vetëm për të afërmit e pushtetit dhe për bizneset maqedonase”, tha Halili.

Ai madje tha se po diskriminohen edhe kompanitë shqiptare.

“Numri i kompanive shqiptare që marrin nga kjo hua, nuk arrin as 10%. Ky është diskriminim”, tha më tej Halili.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close