LajmeMaqedoni

Faton Ahmeti uron ditën e alfabetit të gjuhës shqipe: Kongresi hapi rrugë arsimit shqip dhe forcimit të identitetit tonë kombëtar

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar 22 Nëntorin e vitit 1908 kur në Manastir u mblodhën figura të shquara si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Ndre Mjeda e shumë të tjerë, për t’i dhënë kombit tonë alfabetin e unifikuar. Punimet e tyre i hapën rrugë arsimit shqip dhe forcimit të identitetit tonë kombëtar, përcjellë Top24

Sot kujtojmë ditën e madhe të vitit 1908, kur në Manastir u mblodhën figura të shquara si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Ndre Mjeda e shumë të tjerë, për t’i dhënë kombit tonë alfabetin e unifikuar.
Punimet e tyre i hapën rrugë arsimit shqip dhe forcimit të identitetit tonë kombëtar.
Nderim për vizionin dhe guximin e tyre!
Gëzuar Ditën e Alfabetit! 🔤🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close