LajmeMaqedoni

Faton Ahmeti uron 30 vjetorin e UT-së: Para tre dekadave një ëndërr e guximshme u bë realitet

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar tredhjetë vjetorin e Universitetit të Tetovës duke shënuar se “Tre dekada më parë, një ëndërr e guximshme u bë realitet falë vizionit, sakrificës dhe përkushtimit të intelektualëve, profesorëve dhe studentëve që besuan në fuqinë e arsimit”, shkruan Top24

Në këtë përvjetor të shënuar, përkujtojmë me nderim dhe krenari fillimin e një rrugëtimi të madh – momentin kur Universiteti i Tetovës hapi dyert për dijen dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Tre dekada më parë, një ëndërr e guximshme u bë realitet falë vizionit, sakrificës dhe përkushtimit të intelektualëve, profesorëve dhe studentëve që besuan në fuqinë e arsimit. Sot, Universiteti i Tetovës është një tempull i dijes, një dritë shprese dhe një shtyllë e fortë e identitetit dhe zhvillimit kombëtar.
Urime të gjithë atyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në këtë institucion të shquar! Urojmë që Universiteti i Tetovës të vazhdojë rrugën e tij drejt ekselencës dhe të frymëzojë breza të rinj për shumë vite e dekada të tjera!

Related Articles

Back to top button
Close
Close