
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në selinë e BDI-së sekretarin e parë të ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Nicolas Dasnois të cilin e uroi për detyrën e re sidhe diskutuan mbi çështje të rëndësishme që lidhen me situatën aktuale politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike si vlerë themelore për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
Ishte kënaqësi të mirëprisja z. Nicolas Dasnois, Sekretar i Parë i Ambasadës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Me këtë rast, e urova për detyrën e re në Shkup dhe i shpreha dëshirat e mia më të mira për shëndet të mirë, suksese dhe një angazhim diplomatik të frytshëm.
Zhvilluam diskutime mbi çështje të rëndësishme që lidhen me situatën aktuale politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike si vlerë themelore për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si themel i paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike, si dhe domosdoshmëria e zbatimit të saj të plotë dhe të qëndrueshëm, në përputhje me standardet evropiane.
Gjithashtu, rikonfirmuam rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, respektimit të vlerave demokratike dhe rolin e integrimit evropian si faktor kyç për zhvillimin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në vend.



