
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti,ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollorë,shkruan Top24
“Shumë të dashur nxënës,
Të nderuar mësimdhënës dhe prindër,
Suksese dhe mbarësi në rrugëtimin edukativo-arsimor.
Shtatori, si çdo vit, na sjellë emocionin dhe dashurinë për bangat shkollore, vendi ku ne ndërtojmë ardhmërinë tonë.
Dituria është dritë e mendjes dhe të ardhmes, ndërsa mësuesit janë përhapësit më të mirë të saj! Punë të mbarë në misionin e shenjtë të përgaditjes dhe zhvillimit të ardhmërisë tonë të përbashkët.
Vetëm drita e diturisë përpara do të na shpjerë!



