
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në emisionin ZOOM është pyetur për bashkëpunimin e mundëshsëm me ASH-Taravari, Ahmeti ka theksuar se ka komunikim ndërpartiak dhe se gjithëçka çfarë ka pasur për të thënë e ka thënë vet z.Taravari, shkruan Top24
“z.Taravari të gjitha çështjet i ka diksutuar haptas në publik çfarë ka pasur për të thënë. Ka pasur kanale komunikimi. Atë që ka thënë haptas dhe publikisht ata do të kandidojnë veçmas me lista dhe kandidat ndërsa në të ardhmen do të shihen mundësitë se ku dhe me çfarë mund të bashkëpunojmë. Sa i përket bashkëpunimi, me vet faktin e lëshimit të kësaj qeverie mund të shihen mundësitë por tani për tani nuk ka diçka të tillë”, tha Ahmeti.



