
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, njëherazi edhe Kryetar i Degës në Tetovë Faton Ahmeti, ka njoftuar se dega të cilën ai e udhëheqë ka filluar me mbajtjen e Këshillave Vendor të Forumit Rinorë të BDI-së.
“Sot filloi procesi i zgjedhjeve në këshillat vendor të forumit rinor në Bashkimin Demokratik për Integrim, dega Tetovë. Në një atmosferë fantastike u zgjodhën anëtarët e kryesisë së këshillit vendor “Shkumbini”, të FRBDI.
Në këtë Kuvend u zgjodh Kryesia e Këshillit vendor të Forumit Rinor të lagjes “Shkumbin”, ndërsa kryetar i tyre zgjodh Berin Fetahi, i cili u zotua se bashkërisht do të jenë të përkushtuar në udhëheqjen dhe organizimin e të rinjve.
Të ri dhe të reja ambicioze, me potencial dhe dëshirë për të qenë pjesë proceseve më të rëndësishme të shtetit tonë, kanë shprehur gatishmëri për të qenë së bashku me familjen më të madhe politike në vend, me BDI-në, në sfida dhe suksese.
#Bashkë, me rininë, për rininë, ndërtojmë ardhmërinë. #FRBDI , #DegaTetovë , #BashkimiDemokratikPërIntegrim , #Tetovë” ka shkruar Sekretari i Përgjithsëm i BDI-së, njëherazi edhe kryetar dege në Tetovë, Faton Ahmeti.






