LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti përkrah “Tetova Sot”: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!

Faton Ahmeti nga BDI ka dalë në përkrahje të portalit “Tetova Sot”, pasi siç thotë, fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet, njofton Top24

“Liria e medias është liria jonë!

Sot, kur mbi portalin “Tetova Sot” ushtrohet presion e tentim për ta heshtur, ne duhet të jemi të gjithë në një zë: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!
Tetova ka traditë të gjatë të rezistencës dhe guximit, dhe sot ky guxim shprehet përmes mbrojtjes së gazetarisë së pavarur.
Ne qëndrojmë përkrah gazetarëve dhe redaksisë së “Tetova Sot”, duke mbrojtur të drejtën e tyre për të informuar pa frikë dhe pa presion.
Sepse në fund, sulmi mbi një medium të lirë është sulm mbi të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close