
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti në takimin e sontëm me banorët e Komunës së Bervenicës ka folur për ngjarjen e 28 Nëntorit ku nxënësit e kësaj shkolle kishin performuar me uniforma të UÇK-së ngjarje kjo që krijoi edhe një tension të ri pasi MASH dërgoi inspektoratin shtetëror të arsimit, shkruan Top24
“Kjo foltore është vendosur mbi këtë plato ku para dy muajve këtë shkollë e bëri shkollën më të famshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi që me 28 Nëntorë disa nxënës të kësaj shkolle kishin performuar me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Pra është realitet i hidhur që edhe pas 24 viteve pas MO-së, pas luftës së lavdishme të UÇK-së bashkëqytetarët tanë nuk arinë ta kuptojnë se realittei në RMV është komplet ndryshe nga ai vitit 2001 dhe ajo uniformë që ato nxënës performonin në atë podium është realitet dhe ajo uniformë në krye të vet ka pas kryekomandantin e vet, ka pas kryetarin e tanishëm të BDI-së z.Ali Ahmeti dhe ajo uniformë ka aritur në mënyrë drastike ta ndryshoj realitetin në këtë vend” tha Faton Ahmeti



