
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka uruar besimtarët musliman për natën e madhe të kadrit duke shënuar se kjon natë është një dhuratë hyjnore, më e vlefshme se një mijë muaj, shkruan Top24
Të dashur bashkë-besimtarë,
Nata e Kadrit është një dhuratë hyjnore, më e vlefshme se një mijë muaj. Le ta shfrytëzojmë këtë natë për lutje, falje dhe mëshirë.
“Me të vërtetë, Ne e kemi shpallur atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!”
(Kuran, Surja El-Kadr: 1-3)
Zoti i pranoftë adhurimet tona dhe i mbushtë jetët tona me paqe, begati dhe dritë!



