LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti mbetemi gjithmonë afër qytetarëve

Sot në një aktivitet në kuadër të kampanjës për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tetovë, bartësi i listës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti së bashku me kandidatët tjerë kanë marshuar nëpër qytet ku kanë takuar qytetarë dhe kanë bashkëbiseduar për hallet që kanë në Tetovë, shkruan Top24
“Takuam shumë njerës, që kishin frigë të ecin rrugës nga qentë endacak, takuam njerës që kishin etje për ujë sepse në qytet ka vetëm një çeshëm publike te xhamia e larme, takuam qytetarë që skanë ku të ulen për pak paisje urbane, takuam qytetarë të moshuar që në stacione mezi rinin në këmbë se skanë një ulëse, takuam qytetarë që me vete bartnin mbeturinat se skanë një shportë ku ti lëjnë edhe po ta kenë është përplot” tha Faton Ahmeti bartës liste i BDI-së, përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close