LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti kujton Skenderbeun: Gjergj Kastriot Skënderbeu një simbol që mbolli shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ngriti flamurin e lirisë mbi çdo sfidë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, përmes një postimi ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, duke shënuar se “Gjergj Kastriot Skënderbeut është një simbol që mbolli shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ngriti flamurin e lirisë mbi çdo sfidë, shkruan Top24

Sot kujtojmë lindjen e një figure që ndriçoi historinë e popullit shqiptar me guximin, mençurinë dhe dashurinë për atdheun. Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar i paepur, por një simbol që mbolli shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ngriti flamurin e lirisë mbi çdo sfidë. Le të na frymëzojë gjithmonë trashëgimia e tij për të ruajtur unitetin, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

 

Lavdi përjetë emrit të tij!

Related Articles

Back to top button
Close
Close