
Faton Ahmeti, ka konfirmuar sot listën e parë të kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në zgjedhjet lokale të Tetorit 2025.
Në një njoftim zyrtar, Ahmeti ka bërë të ditur emrat e kandidaturave që tashmë janë të finalizuara dhe do të garojnë në disa nga komunat kryesore me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, këta kandidatë përfaqësojnë një vizion të ri për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve.
Kandidatët e konfirmuar janë:
Në fund të deklaratës, Ahmeti shtoi se procesi i plotësimit të kandidaturave do të përfundojë në ditët në vijim, duke synuar një përfaqësim të plotë dhe të guximshëm në çdo komunë.
“Bashkë do të fitojmë!
Bashkë do t’i themi stop të keqes!
Bashkë për dinjitetin shqiptar!” – u shpreh Ahmeti.
Fushata e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim zhvillohet nën moton #ShqiptarëtPërShqiptarët, me theks të veçantë në kthimin e shpresës, dinjitetit dhe përfaqësimit të merituar të shqiptarëve në institucionet vendore.



