
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në ka reaguar për arestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke e quajtur këtë si një “Absurditet pa kufij”!, shkruan Top24
Ahmeti sqaron se kabare Klubit “Pulse” në Koçan, i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër. Në verën e po të njëjtit vit, 2024, objekti ka marrë leje për renovim, dhe pas ndërhyrjeve, është shndërruar në një diskotekë – pra ndryshim i qartë i funksionit. Tani, afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale, shkruan Ahmeti përcjellë Top24



