
Faton Ahmeti bartës liste i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një postimi ka publikuar pesë zotimet e tij nëse ai dhe lista e tij marin shumicën në këshillin komunalë, shkruan Top24
Një Tetovë më të pastër, pa mbeturina dhe me hapësira të rregulluara publike
- Pastrimi i deponive të egra në fshatrat e malësisë dhe në kodrën e diellit
- Ndërtimi i transfer stacionit për mbeturinat për Tetovën, Malësinë dhe komunat përreth
- Standardizimi i deponisë rajonale Rusino
- Rregullimi dhe ndërtimi i shtratit të përroit në Shipkovicë
- Rregullimi i xhepave të gjelbër në pjesën qendrore të qytetit
Përmes këtyre pesë postimeve për mjedisin jetësorë Faton Ahmeti synon të mer mbështetjen e qytetarëve të Tetovës për zgjedhjet e 20 gushtit.Top24



